Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka shprehur shqetësim dhe indinjatë për sulmin ndaj Dr. Mirëjeta Cakolli – Bajcinca, e cila është sulmuar nga një paciente më 24 prill 2025, në vendin e punës, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, gjatë orarit të punës.
Sipas një komunikate zyrtare, OMK e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Dr. Mirëjeta Cakolli – Bajcinca, e cila u sulmua nga një paciente, në QKMF e Lipjanit, gjatë orarit të punës. Ky akt ka shkaktuar shqetësim dhe indinjatë rreth sigurisë së mjekëve në vendin e punës, shkruan Gazeta Shneta.
“Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar njoftimin për sulmin ndaj kolegës Dr. Mirëjeta Cakolli – Bajcinca, e cila është sulmuar nga një paciente, përkatësisht me datë 24 prill 2025, në hapësirën e vendit të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan gjatë orarit të punës”.
OMK, ka potencuar në deklaratë se mjekët po bëhen viktima të sulmeve të përsëritura që nuk po ndalen.
“Shqetësuese mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidemos ato të ndjekjes penale, me pasivitetetin e tyre janë duke i stimuluar këto sulme që tanimë janë bërë fenomen ditor”, thuhet tutje në komunikatë.
Ndër të tjera, OMK kërkon nga institucionet shëndetësore dhe autoritetet kompetente, si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal, që të trajtojnë me seriozitet sigurimin e vendit të punës, pasi rreziku i ekspozimit ndaj dhunës ndaj mjekëve është i madh.
Menaxherët e institucioneve shëndetësore duhet të kuptojnë se ata vetë janë përgjegjës për sigurimin e një ambienti të sigurt, duke përdorur mekanizmat që kanë në dispozicion. Përndryshe, ata do të mbajnë përgjegjësi për incidentet që mund të ndodhin, ka theksuar mes tjerash në komunikatë, OMK-ja.
Kjo është komunikata e plotë nga OMK:






