Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më shumë se gjysma e adoleshentëve amerikanë mendojnë se rrjetet sociale ndikojnë negativisht në shëndetin mendor

Jetë 25/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas CNN, ndikimi i mediave sociale te shëndeti mendor dhe mirëqenia e të rinjve është bërë një temë shqetësuese për prindërit, edukatorët dhe profesionistët e shëndetit. Gati gjysma e adoleshentëve amerikanë (48%) besojnë se mediat sociale kanë një efekt kryesisht negativ për bashkëmoshatarët e tyre, një rritje nga 32% në vitin 2022. 

Megjithatë, vetëm 14% e adoleshentëve besojnë se mediat sociale kanë ndikim negativ te vetë ata, edhe pse kjo shifër ka pësuar një rritje. Po ashtu, 45% e adoleshentëve thonë se kalojnë shumë kohë në mediat sociale dhe 44% kanë reduktuar përdorimin e tyre.

Kjo është sipas një raporti të Qendrës për Kërkim që pyeti adoleshentët dhe prindërit amerikanë për qëndrimet e tyre ndaj mediave sociale dhe smarftonëve.

Ai ofron një pamje të përditësuar mbi se si adoleshentët e shohin përdorimin e tyre të mediave sociale, pas një studimi të veçantë nga Peë në dhjetor që zbuloi se pothuajse gjysma e adoleshentëve amerikanë thonë se janë gjithmonë online.

Raporti sugjeron se ndikimi i mediave sociale ndryshon sipas gjinisë dhe racës. Vajzat janë më të prirura se djemtë për të thënë se mediat sociale dëmtojnë shëndetin e tyre mendor, si dhe i bëjnë ato më të ndjeshme ndaj ngacmimit dhe më të prira të kenë probleme me imazhin e trupit. 

Këto zbulime janë në përputhje me studime të mëparshme që sugjerojnë se lidhja midis mediave sociale dhe depresionit është më e fortë te vajzat adoleshente.

Pothuajse gjysma e adoleshentëve thonë se mediat sociale u ofrojnë mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre dhe të qëndrojnë të lidhur me miqtë. Edhe pse adoleshentët janë të shqetësuar për ndikimin e mediave sociale, prindërit janë më të shqetësuar për efektet negative të këtyre platformave në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. 

Ky raport nxjerr në pah shqetësimet e vazhdueshme mbi ndikimin e mediave sociale në mirëqenien e të rinjve dhe përpjekjet e prindërve dhe rregullatorëve për të mbrojtur adoleshentët.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT: Dështoi sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare
Artikulli i rradhës OMK dënon ashpër sulmin ndaj mjekëve dhe bën thirrje për masa sigurie në institucionet shëndetësore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.