Fëmijët e vegjël që vuajnë nga sëmundje kronike kanë një rrezik të dyfishtë për t’u shtruar në spital për shkak të virusit respirator sinkicial (RSV), krahasuar me fëmijët e shëndetshëm.
Kështu tregon një studim i ri i paraqitur në Takimin e Shoqatave Akademike Pediatrike (PAS) 2025, i cili po zhvillohet këtë javë në Honolulu, SHBA.
Studimi, i cili analizoi të dhëna nga mbi 431 mijë foshnje të lindura në British Columbia, Kanada, për periudhën 2013–2023, përfshiu 25,452 fëmijë me sëmundje kronike.
Sipas rezultateve, fëmijët me gjendje shëndetësore të tilla si lindje shumë të parakohshme (nën 28 javë të shtatzënisë), sëmundje që prekin mushkëritë, zemrën, sistemin tretës apo disa organe njëkohësisht, përballen me rrezik dukshëm më të lartë nga komplikimet e RSV-së, transmeton Gazeta Shneta.
“Studimi ynë zgjeron përkufizimin e grupeve me rrezik të lartë, duke përfshirë edhe fëmijët me sëmundje kronike që mund të përfitojnë nga imunizimi kundër RSV deri në moshën dyvjeçare,” tha Marina Viñeta Páramo, studente pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të British Columbia dhe autore prezantuese e studimit.
Ajo theksoi se përdorimi i imunizimit sezonal për fëmijët me sëmundje kronike mund të ndihmojë në parandalimin e shtrimeve të panevojshme dhe të lehtësojë barrën mbi sistemin shëndetësor, veçanërisht gjatë sezoneve me qarkullim të lartë të virusit RSV. /Gazeta Shneta/


