Një studim i fundit ka zbuluar se gratë e reja të moshës 18–25 vjeç po konsumojnë më shumë alkool me teprime mujore sesa meshkujt, një ndryshim i rëndësishëm në krahasim me periudhën 2017–2019.
Kërkimi i publikuar në Journal of the American Medical Association (JAMA) ka analizuar të dhënat nga Anketa Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin dhe ka zbuluar një përmbysje të trendit në periudhën 2021–2023.
Në periudhën 2017–2019, gratë kishin normë më të ulët të konsumit të tepruar të alkoolit (22.6 për 100 persona) krahasuar me meshkujt (29.2 për 100 persona), transmeton Gazeta Shneta.
Por, ndërsa në vitet 2021–2023 niveli i konsumit të tepruar të alkoolit për gratë e reja ishte më i lartë sesa për meshkujt e të njëjtës moshë (31.6 për 100 gra vs. 29.9 për 100 djem).
Në të dy periudhat, gratë kishin gjithashtu më pak konsum të rëndë të alkoolit krahasuar me meshkujt, me 4.5 për 100 gra krahasuar me 8.3 për 100 burra në 2017–2019, dhe 5.0 për 100 gra krahasuar me 7.8 për 100 burra në 2021–2023.
Studiuesit, duke theksuar rritjen e sëmundjeve të mëlçisë dhe vdekshmërisë të lidhura me alkoolin tek gratë, rekomandojnë që profesionistët e shëndetësisë të monitorojnë më ngushtë gratë e reja për konsum të tepruar dhe të rëndë të alkoolit, për të parandaluar pasojat afatgjata për shëndetin./Gazeta Shneta/


