Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Në spitale ndodhin krime kundër njerëzve, mësuesit janë të diskriminuar”, Berisha tregon programin për shëndetësinë dhe arsimin

Lajme 25/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi me mbështetësit në njësinë numër katër në kryeqytet, premtoi paga mbi 1500 euro për punonjësit në shëndetësi dhe arsim.

Në 100 ditët e para, do të realizojmë atë ndryshim që nuk e ka menduar njeriu, nisi fjalën e tij Berisha.

“Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo njeri me ndihmë ekonomike, për çdo të papunë, për çdo jetim që ka një prind, për çdo student me bursë. Ne garantojmë për këta qytetarë 6.3 euro në ditë, pak mbetet, por mjerim nuk është”.

Kryedemokrati akuzoi qeverinë se “po kryen krime kundër njerëzve”, pasi të sëmurët në spitale nuk marrin mjekimin e nevojshëm. Ai premtoi se nëse vjen në qeveri, Shqipëria do të adoptojë listën e ilaçeve të Italisë.

“Dy shërbime thelb për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokulisur deri në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, ku të sëmurët rëndë në spitale i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim. Një sistem ku një i sëmurë duhet të presë muaj të tërë për të bërë skanerin. Një sistem ku mjekimi është gjysmak ose ai që nuk duhet. Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend nuk ndodh ajo. 3 muaj më parë, Rama deklaroi se atje po ndodhin krime kundër njerëzit. Po, është krim kur të sëmurin e mban dhe nuk i jep ilaçe që luftojnë sëmundjen. Por Rama nga ajo ditë deri më sot nuk mori asnjë masë të vetme, sepse ai është autori i atij krimi. Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër se në ato që shiten në të paktën dy vende të BE. Kurrë nuk do të mungojnë ilaçet jetike. Do të dyfishohet rrogat e mjekëve dhe infermierëve”.

Më tej, u ndal te arsimi, ku shpalosi programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

“Ju e morët vesh se si ramë në pikiatë në testin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit. Ramë si asnjë vend tjetër në botë, ramë me 68 pikë. Një rënie e tmerrshme. Ramë, vendi i fundit në botë për mendimin kreativ të nxënësve tanë, sepse shkolla nuk është më ajo që duhet të jetë votë e edukimit të fuqishëm, të mësimit të dijeve. Shkolla është zhytur në kaos, në inkopetencë. Mësuesit të cilët janë dhe do jenë misionarë të dijes, janë të ç’orientuar nga patronazhistët. Janë të diskriminuar nga portali një mësues për partinë. Gjithçka do të ndryshojë. Ne zotohemi para jush që mësuesit ti vendosim në piedestal. Nuk do ketë rrogë minimale ndën 1500 euro për mësuesin. Sikundër mjeku dhe infermieri do kenë dyfishim të rrogave”./TCH/

Artikulli paraprakRrebeshe shiu në fundjavë, më pas stabilizim i motit
Artikulli i rradhës Cila klinikë transferon më shumë pacientë?

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.