As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh 15 më prill, nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës. Ishte përpjekje e shtatë me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës.
Edhe kësaj radhe dështoi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Ajo, për herë të pestë, i mori 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur.Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Haxhiut për kryeparlamentare, raporton Ekonomia Online.
Nga ana tjetër, opozita po e quan atë figurë përçarëse.
Seanca konstituive do të vazhdojë, më 30 prill në orën 10:00, bëri të dituir kryeussie i kësaj seance, Avni Dehari.
Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.




