Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria në Gaza: Mbi 65 mijë fëmijë janë shtruar në spitale për shkak të kequshqyerjes

Lajme 29/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Izraeli është përgjegjës për këtë katastrofë humanitare, e cila kërcënon jetën e qindra mijëra fëmijëve, grave dhe të moshuarve për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe ujit”, thuhet në deklaratë.

Qeveria palestineze në Gaza njoftoi se mbi 65 mijë fëmijë janë shtruar në spitale për shkak të kequshqyerjes akute.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se sulmet e vazhdueshme të Izraelit dhe bllokada e rreptë që ka vendosur në Gaza e kanë rritur tragjedinë që fëmijët palestinezë e përjetojnë.

Deklarata thekson se Izraeli përdor urinë dhe etjen si armë sistematike luftarake kundër civilëve dhe se kjo është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Bllokada e rreptë dhe mbyllja e pikave të kalimit kanë përkeqësuar në mënyrë katastrofike kushtet shëndetësore thekson deklarata duke nënvizuar se rastet e kequshqyerjes akute, veçanërisht tek fëmijët dhe foshnjat, ishin në rritje.

Më tej thuhet se në Gaza, ku 1,1 milion fëmijë luftojnë me urinë çdo ditë, më shumë se 65 mijë fëmijë kanë kërkuar ndihmë në spitale për shkak të kequshqyerjes akute.

“Izraeli është përgjegjës për këtë katastrofë humanitare, e cila kërcënon jetën e qindra mijëra fëmijëve, grave dhe të moshuarve për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe ujit, ndërsa bashkësia dhe institucionet ndërkombëtare akuzohet për heshtje përballë këtyre krimeve dhe për pengimin e udhëheqësve izraelitë që të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratë.

Qeveria palestineze në Gaza bën thirrje për gjykimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës izraelite në gjykatat ndërkombëtare dhe përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi se Izraeli shkeli të drejtën ndërkombëtare duke pushtuar territoret palestineze.

Ajo bën thirrje për hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të të gjitha pikave kufitare dhe hyrjen e ndihmës humanitare, furnizimeve mjekësore dhe shtesave ushqimore, veçanërisht për fëmijët dhe pacientët. /TRTBalkanAlbania

 

 

 

 

Artikulli paraprakPrishet rezonanca magnetike në Spitalin e Pejës, nuk dihet kur do të ndreqet
Artikulli i rradhës “ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.