Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 150 raste në Kujdesin Intensiv Pediatrik në tre muajt e parë të vitit 2025 – Intervistë me Dr. Petrit Gjaka, pediatër

Lajme 02/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në repartin e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë tre muajve të parë të vitit 2025 janë trajtuar rreth 150 raste. 

Sipas Dr. Petrit Xhakës, shef i këtij reparti, rastet më të shpeshta që kërkojnë trajtim intensiv janë ato të fëmijëve me infeksione të rënda respiratore, shkruan Gazeta Shneta.

“Dominuan fëmijët me probleme respiratore, sidomos ata që kanë pneumoni të rënda. Gjithashtu, trajtojmë fëmijë me anomalitë kardiake të cilat shpesh shoqërohen me komplikime të tjera, si dhe raste të fëmijëve me probleme neurologjike, tumore, infeksione që rrezikojnë jetën, insuficiencë akute renale, çrregullime endokrinologjike dhe çrregullime të rënda të elektroliteve,” tha Dr. Gjaka.

Ai shprehet se falë përmirësimeve të fundit në infrastrukturë dhe pajisjeve, sot në këtë repart ofrohet një gamë e plotë ekzaminimesh.

“Ekzaminimet klinike, laboratorike dhe imazherike janë bërë pjesë e pandashme e diagnostikimit”, thekson Dr. Gjaka.

Tutje, ai thekson se trajtimi është i ndryshëm për çdo fëmijë, duke u bazuar në patologjinë që ata kanë.

“Varësisht nga patologjia, fëmijët marrin trajtimin adekuat. Tek ata me infeksione respiratore, shpesh përdorim metoda jo invazive si terapia me fluks të lartë oksigjeni (Hi-Flow), e deri te ventilimi mekanik në rastet më të rënda,” shpjegon ai.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:

Artikulli paraprakHumbja e mbulimit nga Medicaid pengoi trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve me sëmundje kronike
Artikulli i rradhës Njolla të lehta me gjak gjatë fundit të shtatzënisë: Çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.