Një studim i ri nga Universiteti i Michiganit tregon se procesi i “zhbërjes” së Medicaid-it, i nisur në prill 2023 pas pandemisë, ka shkaktuar ndërprerje në trajtimin me barna për fëmijët dhe të rinjtë me sëmundje kronike si depresioni, astma, epilepsia dhe ADHD.
Në shtetet ku numri i të çregjistruarve nga Medicaid ishte më i madh, të rinjtë 19–25 vjeç ishin më të prirë të ndalonin marrjen e barnave.
Edhe fëmijët në këto shtete përjetuan ndërprerje, sidomos në terapinë për astmën. Shumë prej tyre kaluan në pagesa me para në dorë apo sigurime private për të vazhduar trajtimin, transmeton Gazeta Sheta.
Medicaid është një program shtetëror dhe federal i sigurimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara që ofron mbulim shëndetësor për persona me të ardhura të ulëta, përfshirë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara
Studiuesit paralajmërojnë se shkurtime të mëtejshme në buxhetin e Medicaid mund të rrezikojnë edhe më shumë shëndetin e këtyre grupeve të ndjeshme.
Sot, mbi 72 milionë amerikanë janë të mbuluar nga Medicaid dhe mbi 7 milionë fëmijë nga CHIP/Gazeta Shneta/


