Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat për humbje peshe si Wegovy mund të ndihmojnë në trajtimin e një sëmundjeje serioze të mëlçisë

Jetë 05/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përbërësi kryesor në barnat më të përfolura për humbje peshe mund të ndihmojë në menaxhimin e një sëmundjeje serioze të mëlçisë përpara se të bëhet kërcënuese për jetën, sipas një prove të re klinike.

Rezultatet, të publikuara të mërkurën në revistën “New England Journal of Medicine”, ofrojnë prova të reja se barnat për humbje peshe mund të ndihmojnë në një sërë problemesh shëndetësore përtej diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, për të cilat aktualisht janë të miratuara në BE, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Semaglutidi, barnë që bën pjesë në grupin e agonistëve të receptorit GLP-1, funksionon duke shtypur oreksin. Por kërkimet sugjerojnë se ky grup barnash mund të ndihmojë gjithashtu edhe në çështje të tjera, nga varësitë deri te mpiksja e gjakut dhe demenca.

Tani, studimi i ri tregon se semaglutidi mund të jetë një trajtim i vlefshëm për pacientët me steatohepatit të lidhur me disfunksionin metabolik (MASH), një gjendje kur grumbullimi i yndyrës në mëlçi shkakton inflamacion dhe ind fibrotik (dhëmbëza).

Nëse nuk trajtohet, MASH mund të përparojë në cirrozë – një dëm i avancuar dhe i pakthyeshëm i mëlçisë. Kjo gjendje nuk lidhet me konsumimin e alkoolit, por është e lidhur me obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe tensionin e lartë të gjakut.

Rezultate “jashtëzakonisht emocionuese”

Prova klinike e fazës së avancuar u financua nga kompania farmaceutike Novo Nordisk, e cila shet (ofron) semaglutidin me emrat tregtarë Ozempic dhe Wegovy. Ajo përfshiu 800 pacientë me MASH dhe fibrozë të moderuar ose të avancuar të mëlçisë.

Pas 72 javësh, 33% e pacientëve që morën semaglutid një herë në javë panë përmirësime si në inflamacion ashtu edhe në dhëmbëzimin e mëlçisë, krahasuar me 16% të atyre që morën placebo.

Duke i analizuar veçmas, rreth 63% e pacientëve që morën semaglutid patën ulje të inflamacionit, dhe 37% patën përmirësim të dhëmbëzimit. Në grupin placebo, këto shifra ishin përkatësisht 34% dhe 22%.

Pacientët që morën semaglutid humbën gjithashtu mesatarisht 10.5% të peshës së trupit.

Rezultatet e studimit janë “jashtëzakonisht emocionuese”, tha Dr. Debbie Shawcross, profesoreshë e hepatologjisë në King’s College London.

Megjithatë, Shawcross theksoi se nuk është vetëm semaglutidi që ka ndikim, pasi të dy grupet — si ai me barna, ashtu edhe ai me placebo — morën edhe këshillim për stilin e jetës dhe udhëzime për menaxhimin e problemeve të tjera shëndetësore.

Rreth gjysma e pjesëmarrësve kishin diabet të tipit 2, dhe rreth 75% ishin obezë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDështon edhe vazhdimi i 11-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi i 12-të
Artikulli i rradhës Komisioni Evropian dënon hapin e parë të SHBA-së drejt tarifave për barnat

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.