Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Rreziku i lartë i vdekjes së parakohshme nga ushqimet e përpunuara

Jetë 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët thonë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ushqimet ultra të përpunuara rrisin drejtpërdrejt rrezikun e vdekjes së parakohshme, apo nëse ato janë thjesht një “faktor dytësor” të cilit i atribuohen faktorë të tjerë.

Njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime ultra të përpunuara janë në rrezik më të madh për të vdekur para kohe, siç sugjeron një studim i ri shkencor.

Ushqimet ultra të përpunuara, të tilla si patate të skuqura, makarona, drithërat me sheqer për mëngjes dhe salçiçet, shpesh përmbajnë ngjyra dhe aroma artificiale e janë të larta në sheqer, yndyrë të ngopur dhe kripë.

Studimi i ri, i botuar në “American Journal of Preventive Medicine”, tregon se për çdo rritje prej 10% të përqindjes së dietave të përbëra nga ushqime ultra të përpunuara, kishte një rritje prej 2.7% të rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Analiza përfshinte njerëz të moshës 30 deri në 69 vjeç dhe u shtri tetë vende, mes tyre Kolumbia e Brazili, që kanë nivele relativisht të ulëta të konsumit të ushqimit ultra të përpunuar. Po ashtu në Kili e Meksikën, ku konsumi është “i ndërmjetëm”, si ​​dhe në Australi, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar e në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, ku shumë njerëz konsumojnë shumë ushqime ultra të përpunuara.

Eshtë shqetësuese që ndërsa konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara në vendet me të ardhura të larta ka qenë i lartë, por relativisht i qëndrueshëm për më shumë se një dekadë, konsumi në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme është rritur vazhdimisht, vuri në dukje në një deklaratë Eduardo Augusto Fernandes Nilson, autori kryesor i studimit dhe studiues në Fondacionin Oswaldo Cruz në Brazil.

Studiues të pavarur paralajmëruan se rezultatet nuk sugjerojnë që ushqimet ultra të përpunuara rrisin drejtpërdrejt rrezikun e vdekjes së parakohshme, megjithëse ata thanë se këto ushqime meritojnë shqyrtim të mëtejshëm.

Artikulli paraprakShënohet Dita Botërore e Kryqit të Kuq
Artikulli i rradhës Deklarohet i pafajshëm doktori i cili po akuzohet se i dha pacientes terapi të gabuar e që më pas ajo ndërroi jetë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.