Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar rezultatet e konkursit për specializime.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rezultatet e konkursit për specializime i cili ishte shpallur në dhjetor të vitit 2024, shkruan Gazeta Shneta.
Në dokumentin e publikuar nga MSh, i cili mban nënshkrimin e zv.ministrit të Shëndetësisë Arsim Berisha, nuk është cekur se cilët kandidatë e kanë fituar specializimin.
Në konkursin e shpallur në dhjetor të vitit të kaluar, ishte njoftuar se kandidatët mund të marrin maksimalisht 100 pikë.
Dokumentin e plotë të rezultateve e gjeni në këtë vegzë: Rezultatet e konkursit te shkollimit specialistik maj 2025




