Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka publikuar një fotografi të shtunën duke pirë kafe me një bashkëaktivist të partisë i cili mori pozitë në Spitalin e Pejës.
Bujar Agusholli është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Infermierisë në Spitalin e Pejës. Këtë pozitë e ka marr nga ud.drejtori i ri i Spitalit të Pejës Fahri Hasani.
“Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, një kafe me bashkaktivistet nga Peja”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në postimin e saj.
Ndryshe Agusholli ka qenë edhe kandidat për asambleist nga radhët e LVV-së në zgjdhjet komunale. /Gazeta Shneta/





