Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trump premton ulje drastike të çmimeve të barnave përmes politikës “shteti më i favorizuar”

Lajme 12/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidenti  amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që synon uljen e çmimeve të barnave me recetë në SHBA, duke i lidhur ato me çmimet më të ulëta ndërkombëtare për të njëjtin produkt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se politika e re do të ulë çmimet nga 30% deri në 80%, dhe do të sjellë, sipas tij, “drejtësi për Amerikën” për herë të parë pas shumë vitesh, transmeton Gazeta Shneta.

Trump e quajti këtë qasje si “Politika e shtetit më të favorizuar”, duke iu referuar një rregulli të Organizatës Botërore të Tregtisë që synon barazi në tregtinë ndërkombëtare dhe ndalon diskriminimin mes vendeve partnere.

Sipas tij, ulja e çmimeve në SHBA do të balancohet me rritje të mundshme të tyre në vende të tjera, për të barazuar çmimet globale të barnave.

Urdhri pritet të nënshkruhet të hënën në mëngjes, ndërsa detaje të mëtejshme për zbatimin e kësaj politike nuk janë bërë ende publike nga Shtëpia e Bardhë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak12 Maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë – Spitali i Pejës shpreh mirënjohje për infermierët
Artikulli i rradhës FDA miraton testin për kancerin e qafës së mitrës që mund të bëhet në shtëpi për gratë e moshës 25 deri në 65 vjeç

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.