Gratë në SHBA tani mund të kontrollojnë rrezikun për kancerin e qafës së mitrës nga shtëpia, pasi FDA ka miratuar testin “Teal Wand”.
Ky test zbulon HPV-në, virusin që shkakton shumicën e rasteve të këtij kanceri, dhe është po aq i saktë sa Pap-testi në klinikë.
Ai është i destinuar për gratë e moshës 25–65 vjeç me rrezik mesatar.
Studimet tregojnë se shumica e grave preferojnë testimin në shtëpi. Kitet nisin të shpërndahen nga qershori, fillimisht në Kaliforni./Gazeta Shneta/


