Me moton “Komuniteti”, këtë vit shënohet Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimin e shoqërisë për rëndësinë e shëndetit mendor, si dhe mbështetjen për personat me sfida të shëndetit mendor.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë duke theksuar se motoja e këtij viti nënvizon rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe krijimit të një ambienti të hapur e përkrahës për ata që përballen me sfida të shëndetit mendor.
Tutje , Ministria e Shëndetësisë, më 14 maj 2025, organizon tryezë të rrumbullakët me fokus diskutimin e çështjeve të shëndetit mendor.
“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat që përballen me sfida të shëndetit mendor, duke ofruar shërbime dhe mbështetje të nevojshme, dhe duke synuar krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe pranues për të gjithë. Angazhimi ynë përfshin edhe luftimin e stigmatizimit dhe promovimin e informimit të saktë, me qëllim që shëndeti mendor të trajtohet me të njëjtën rëndësi si çdo aspekt tjetër i shëndetit” – thuhet në njoftimin e MSH-së.




