Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët e Kosovës, edhe sot, vazhdojnë të përballen me pasojat e luftës, sidomos në aspektin e shëndetit mendor. Profesionistët shëndetësorë që i trajtojnë këto raste thonë se vetëm gjatë vitit 2024 kanë qenë rreth 3 mijë raste të dhunës në familje, e shumica nga to gra të grupmoshave 20 dhe 30 vjeç.

Gjatë vitit 2024 në Kosovë janë raportuar rreth 3 mijë raste të dhunës në familje. Rritje kjo prej 20% krahasuar me vitin paraprak.

Këto shifra tregojnë për një situatë gjithnjë e më shqetësuese në vend, ku gratë përbëjnë 80.6% të viktimave, ndërsa grupmosha më e prekur është ajo midis 20 dhe 30 vjeç.

Valbona Tafilaj, zv/shefe e urgjencës në Klinikën e Psikiatrisë, theksoi se përkundër përmasave të tij shqetësuese, shumë herë mbetet i padukshëm: dhuna brenda familjes.

“Kjo dhunë psikologjike, fizike, emocionale apo seksuale lë gjurmë të thella, jo vetëm në trupin e viktimës, por edhe në mendjen, identitetin dhe zhvillimin e saj afatgjatë. Prandaj, është me rëndësi që shëndeti mendor të mos shihet vetëm si pasojë e dhunës, por edhe si fushë kyçe në identifikimin, parandalimin dhe rehabilitimin e saj”, tha ajo, për RTK.

Kurse Faton Kutllovci nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës tha se “Dhuna në familje në mënyrë më të veçantë është forma më tinëzare e shkeljes së të drejtave të njeriut, sepse ndodhemi në një mjedis që në thelb do të duhej të ishte më i sigurti, shtëpia dhe familja. Shumë nëna, fëmijë dhe të moshuar në Kosovë, jetojnë çdo ditë në frikë, kërcënim e kontroll psikologjik, ndërsa statistikat, edhe pse jo të plota, tregojnë për rritje alarmante të rasteve të raportuara.”

Psikiatri Ferid Agani theksoi se lufta në Kosovë ka pasur ndikim afatgjatë në shëndetin mendor të popullatës, prandaj ai e sheh nevojë urgjente rritjen e mbështetjes për shëndetin mendor, si një shtyllë në përballjen me këtë fenomen.

“Investimi në shëndetin mendor, në esencë është në sigurinë shoqërore. Nuk shkon ditë pa e pa një rast të vrasjes, vetëvrasjes, tentim vrasjes dhe tentim vetëvrasjes”, tha Agani.

E shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, Dita Ndërkombëtare e Familjes që shënohet më 15 maj, synon të promovojë ndërgjegjësimin për çështjet sociale, ekonomike dhe demografike që ndikojnë jetën e familjeve në mbarë botën.

 

Artikulli paraprakKomuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”
Artikulli i rradhës Lidhja mes ADHD-së dhe obezitetit mund të varet nga vendi ku jeton

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.