Pavarësisht një rënie të lehtë të rasteve në Texas, fruthi vazhdon të përhapet në mënyrë shqetësuese në SHBA dhe Kanada.
Deri më tani janë raportuar 1,024 raste në SHBA, me 718 në Texas, kryesisht në komunitete të pavaksinuara. Tre persona kanë humbur jetën.
Edhe në Kanada dhe Meksikë shifrat janë të larta: Ontario (1,622 raste), Alberta (409) dhe Chihuahua (1,306 raste dhe një vdekje), shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët fajësojnë rënien e vaksinimit, refuzimet personale dhe fetare, si dhe udhëtimet e shpeshta. Fruthi është shumë ngjitës dhe mund të shkaktojë komplikime serioze si pneumoni, verbëri apo madje edhe vdekje.
Vaksina MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubeolës) mbetet mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet. Autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim urgjent, sidomos për fëmijët dhe personat e pavaksinuar. /Gazeta Shneta/




