Është ndarë nga jeta Dr. Kujtim Bakiqi, mjek i njohur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren
Lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Kujtim Bakiqit e ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Arsim Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka vlerësuar lart kontributin e tij në shëndetësi.
“I ndjeri Dr. Kujtimi, specialist i Mjekësisë Familjare, dha një kontribut të çmuar në Kujdesin Primar Shëndetësor në Prizren”, shkroi Berisha.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.




