Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kutllovci: Nga stresi te depresioni – si ndikon ankthi në shëndetin mendor

Lajme 18/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, ka theksuar se stresi dhe ankthi po paraqiten gjithnjë e më shpesh si probleme serioze shëndetësore tek qytetarët.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kutllovci ka deklaruar se ankthi shpesh maskohet me simptoma fizike si tharje e gojës, djersitje të duarve, rrahje të shpeshta të zemrës, dhimbje koke dhe pagjumësi.

“Me stresin ne ballafaqohemi gjatë periudhës kur është prezent stresori, shkaktari i cili e shkakton, dhe gjithsesi mund të marrë karakterin kronik, meqenëse vazhdimisht ballafaqohemi me situata të tilla. Në situatat kur personat ballafaqohen me frikën nga e ardhmja – çka nëse vdes, sëmurem, dështoj në realizimin e një synimi të caktuar – atëherë flasim për ankthin. Ankthi është një frikë që dallon nga frika normale: frikohesh dhe nuk e di nga çka frikohesh. Personat e manifestojnë kryesisht me simptoma fizike; ata, shumicën e herëve, shkojnë nëpër klinika, por realisht këto janë simptoma të ankthit”, ka thënë Kutllovci.

Ai shpjegon se ankthi lind nga frika për të ardhmen dhe ndjenja e pasigurisë, dhe nëse stresi vazhdon për një kohë të gjatë, mund të çojë në ulje të vullnetit dhe disponimit.

“Pacientët më thonë: ‘Jam mirë, por papritur vjen një siklet, më thahet goja, më djersiten duart, ndjej rrahje të shpeshta të zemrës, dhimbje koke, këputje te gjunjët, më vjen të qaj pa arsye dhe nuk fle dot. Të gjitha këto janë simptoma përcjellëse të ankthit, sepse njeriu ballafaqohet me një ndjenjë zbrazëtie dhe shqetësimi të madh, si rezultat i përpjekjes së pavetëdijshme të organizmit për ta zgjidhur konfliktin intrapsikik, i cili më pas shoqërohet me simptoma trupore”, theksoi ai.

Artikulli paraprakFlasin nga QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – mjekimin e vazhdon në Intensivë
Artikulli i rradhës Sulmet izraelite vrasin 103 njerëz në Gaza, gjysma gra dhe fëmijë

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.