Policia e Kosovës njoftoi se në vetaksidentin e mbrëmshëm në Fushë-Kosovë humbën jetën dy gra.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se në vetëaksidentin e mbrëmshëm rreth orës 22:11 minuta në Fushë- Kosovë, ku humbën jetën dy femra, vetura e cila u vetaksidentua drejtohej nga një femër. Pas vetaksidentit drejtuesja e makinës e po ashtu dhe pasagjerja, janë dërguar në QKUK, ku dhe është konstatuar se që të dyja kanë ndërruar jetë.
“Fushë-Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.



