Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë mite urbane për nikotinën pa tym

Jetë 23/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si një mjek i përgjithshëm, jam i përkushtuar ndaj fenomenit të lënies së duhanit. Nuk mund të llogaris sa herë u kam thënë pacientëve të mi: “Gjëja më e mirë që mund të bëj për shëndetin tuaj është t’ju ndihmoj të lini duhanin.” Ulja e numrit të duhanpirësve është një arritje e madhe për shëndetin publik. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjithçka është bërë në mënyrë të përsosur – sipas Dr. Brad Rodu.

Ka një keqkuptim të dokumentuar mes mjekëve amerikanë për nikotinën dhe alternativat e cigares. Dr. Bruce Scott, president i Shoqatës Amerikane të Mjekëve (AMA), dhe Dr. Nicole Saphier, specialistë imazheristë të kancerit të gjirit në Qendrën Memorial Sloan Kettering, publikuan disa artikuj që përmbanin informacione të pavërteta mbi nikotinën.

Miti #1: Nikotina është njësoj si të pish cigare ‘Konflikti’ midis konsumit të nikotinës dhe pirjes së cigares është i zakonshëm, por i pasaktë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikon numrin e saktë të vdekjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit, por nuk ndan veҫmas vdekjet nga përdorimi i duhanit tradicional me ato nga produktet pa tym. Një studim i financuar nga shteti zbuloi se produktet orale pa tym kanë lidhje minimale me kancerin e kokës dhe qafës. Ndërsa studimi mbi këto të dhëna tregoi se burrat amerikanë që nuk pinin cigare, po merrnin nikotinë në formë orale, nuk kishin rrezik shtesë për sëmundjet e lidhura me duhanin. Vështirësia qëndron në llogaritjen e numrit të vdekjeve nga produktet pa tym (produkte me avull), pasi shumica e përdoruesve janë ish-duhanpirës apo duhanpirës aktualë. Produktet suedeze ‘snus’ janë dukshëm më pak të dëmshme se cigaret, gjithashtu FDA-ja ka autorizuar tashmë shitjen e produkteve me ngrohje, cigareve elektronike dhe qeskave të nikotinës.

Miti #2: Nikotina ndikon drejtpërdrejt në sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD)
Dy sondazhe kombëtare tregojnë se mbi 80% e mjekëve besojnë këtë pohim të gabuar dhe kërkimi im tregon se ky keqkuptim është i thellë dhe i qëndrueshëm. Nuk ka prova që nikotina vetë është përgjegjëse për vdekjen e 480,317 duhanpirësve çdo vit.

Miti #3: “A është nikotina e dëmshme për shëndetin afatgjatë? Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt.”
Ky ishte titulli i një artikulli në revistën Nature vitin e kaluar. Kur sfidohet miti #2, mbështetësit e tij tërhiqen me justifikimin “nuk e dimë ende, duhen më shumë studime,” megjithëse në bazën e të dhënave Ovid Medline gjenden mbi 28,000 studime për nikotinën. Problemi nuk qëndron te mungesa e dijes, por te mungesa e guximit për të pranuar që nikotina nuk është më e rrezikshme se kafeina, një tjetër substancë e konsumuar gjerësisht.

Miti #4: “Nikotina dëmton zhvillimin e trurit, i cili vazhdon deri rreth moshës 25 vjeç.”
Ky është një citim nga CDC, por këto dëmtime janë parë vetëm në studime eksperimentale me kafshë. Nuk janë vërejtur asnjëherë dëmtime në zhvillimin e trurit te 29 milionë duhanpirësit aktualë dhe 56 milionë ish-duhanpirësit në SHBA, shumica prej të cilëve kanë nisur të pijnë duhan që në adoleshencë. E njëjta gjë vlen edhe për përdoruesit e “snus”-it në Suedi.

Miti #5: Adoleshentët që përdorin nikotinë përmes produkteve me avuj (vapes) do të përfundojnë duke pirë cigare.
Kjo teori është përdorur për të demonizuar substanca të ndryshme, si alkooli dhe marijuana. Por kërkimet tregojnë se në rastin e produkteve me avuj, nuk ka një rrugë të detyrueshme drejt duhanpirjes – është thjesht prirje për të përdorur cigare apo pajisje elektronike. Një studim i fundit nga grupi im kërkimor tregon se numri i duhanpirësve të rinj ka rënë më shpejt pikërisht gjatë rritjes së përdorimit të produkteve alternative – tregon Brad Rodu, profesor mjekësie dhe kërkues mbi Reduktimin e dëmit nga duhani.

Miti #6: “Përdorimi i produkteve të duhanit gjatë adoleshencës rrit rrezikun për pasoja negative shëndetësore dhe varësi nga nikotina gjatë gjithë jetës.”
Ky është një citim i drejtpërdrejtë nga Dr. Brian King, drejtor i Qendrës për Produkte të Duhanit në FDA. Zyrtarët përdorin fjalën “gjatë gjithë jetës” për të frikësuar opinionin publik për rrezikun ndaj të rinjve, por kjo është mashtruese. Ky pohim është padyshim i gabuar për 56 milionë ish-duhanpirësit e vendit. “Gjatë gjithë jetës” mund të vlejë për 29 milionë duhanpirësit aktualë që duan të shmangin sëmundje të rënda, por Dr. King u ofron atyre vetëm “produkte të provuara shkencërisht si të sigurta dhe efektive, përfshirë medikamente dhe pajisje të miratuara nga FDA.” Sa efektive janë ato në nivel popullsie? Rreth 7%, sipas një meta-analize të botuar më shumë se 20 vjet më parë. Prandaj qasja ndaj alternativave më të sigurta dhe më pak të dëmshme të nikotinës është thelbësore për duhanpirësit aktual.

Administrata Amerikane po vendos drejtues dhe prioritete të reja në CDC dhe FDA dhe spekulimet për rregullimin e duhanit janë të shumta. Por për të rrëzuar mitet urbane nuk nevojitet vetëm veprim qeveritar. Në të kundërt – kërkohet mosndërhyrje, për t’u lejuar përdoruesve të duhanit dhe profesionistëve të shëndetësisë të mësojnë të vërtetën rreth nikotinës pa tym.

Brad Rodu është Profesor Mjekësie dhe kërkues mbi Reduktimin e Dëmit nga Duhani në Universitetin e Louisville. Ai shkruan në blogun Tobacco Truth.

Artikulli paraprakAdoleshentët e Evropës po përdorin cigare elektronike në vend të drogës ose alkoolit
Artikulli i rradhës Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Ju sugjerojmë

4 analiza gjaku që mund të zbulojnë demencën më herët se testet e tjera

06/07/2026 Jetë

Cilat teste mjekësore u bëhen foshnjave pas lindjes?

06/07/2026 Jetë

Pushimet e shkurtra gjatë qëndrimit ulur mund të ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri deri në 22%

06/07/2026 Jetë

Barnat GLP-1 lidhen me ulje të komplikacioneve serioze të diabetit tip 2

06/07/2026 Jetë

Konsumi i alkoolit lidhet me rritje të rrezikut për kancer dhe dëmtim neurologjik

06/07/2026 Jetë

Vitaminat A dhe D mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive te personat me astmë

06/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.