Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i foshnjës që u gjet e vdekur në mbeturina rikthen nevojën për SISH në Kosovë

Lajme 26/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjetja e një foshnje të porsalindur pa shenja jete në një deponi mbeturinash në fshatin Butovc, sa tmerroi opinionin publik po aq edhe ngriti pyetje, për të cilat pritet të përgjigjen organet e rendit.

Por në raste si ky, tregohet nevoja për një Sistem Informativ Shëndetësor i cili sipas njohësve të fushës, do t’ua lehtësonte punën organeve të rendit.

“Po të kishim sistem informativ shëndetësor shumë lehtë do ta dinim që cilës nënë po i mungon fëmiu. Ky rast ëahtë identifikuar nga një kalimtar por ne muk e dimë se çka ndodhë me raste të kësaj natyre. Për shembull institucionet private mund të bëjnë aporte siç ishte rasti në Drenas ku mund të mos raportohen dhe kjo shkakton një shqetësim. Në SISH, çdo lindje çdo kontrollë evidentohet dhe do ta dinim. SISH ka arsye plot se pse s’po bëhet por dëmet janë të mëdha, është ajo ABC-ja mbi të cilën ndërtohet një sistem normal shëndetësor. Ka mungesë të vullnetit politik që nuk po e vendos si prioritet këtë gjë të tillë. Moskoordinimi institucional, SISH shkon përtej saj. Ka kapacitete të kufizuara teknike dhe njerëzore, shtrirja e rrjetit dhe nuk i kemi njerëzit e gatshëm me punu në të. Dhe tjetra, frika nga transparenca dhe llogaridhënia”, ka deklaruar Besim Kodra, drejtues i Shoqatës së Pacientëve.

Të njëzëri janë edhe ish-drejtues të Qendrave për Punë Sociale të cilët thonë se do të evidentoheshin edhe rastet në klinika private.

“Për të gjitha pikëpyetjet, mund të gjindet një rrugë që të shpien deri tek arsyeja. Gjendja fizike e një personi shtatzënë ndryshon dhe një shtatzënë nuk mundet të qëndroj brenda katër mureve për tërë atë kohë. Lindjen e ka kryer dikun, në institucion shtetëror, privat apo shtëpi. Kosova ka problem të madh, nuk i funksionon SISh ku kanë mundur të realizohen kontrollohen dhe pastaj shumë lehtë të hyhet në evidencë”, ka deklaruar Vehbi Mujku, ish-drejtor i Qendrës për punë sociale.

Në një përgjigje gjatë këtij viti, MSH kishte deklaruar për televizionin se negociuar marrëveshja me Bankën Botërore për financimin e SISh-it, por kjo marrëveshje nuk ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, veprim pas së cilit do të niste puna për funksionalizimin e tij./Tv Dukagjini/

Artikulli paraprakASK: Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024
Artikulli i rradhës “Jetë në kufijtë e vdekjes”, vogëlushja 5-muajshe në Gaza që sfidon urinë dhe luftën

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.