Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Jetë në kufijtë e vdekjes”, vogëlushja 5-muajshe në Gaza që sfidon urinë dhe luftën

Lajme 26/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Situata është e tmerrshme, thotë BBC teksa kthehet te vogëlushja Siwar Ashour, foshnja 5 muajshe që po përballet me urinë ekstreme për shkak të bllokadës izraelite në Gaza.

Në rrugët e rrënuara të Khan Younis-it, mes ndërtesave të shkatërruara dhe strehëve prej teneqeje e pëlhure, sytë e fëmijëve nuk shfaqin më kureshti. Kamera kalon, por askush nuk kthen kokën. Lufta u ka marrë gjithçka: lodrat, sigurinë, edhe emocionet.

Një kameraman lokal i BBC-së, është rikthyer për të gjetur Siwar-in. Ai e kishte filmuar më herët në spitalin Nasser, ku zëri i saj i lodhur dhe trupi i dobësuar nga uria e kishin prekur thellë. Vajza peshonte vetëm 2 kilogramë, gjysma e peshës normale për një fëmijë në moshën e saj.

Pasi u nxor nga spitali me vetëm një kuti qumështi të posaçëm, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar sërish. Në shtëpinë e improvizuar ku jeton me nënën dhe gjyshen, Siwar është e heshtur, por e mbrojtur nga duart e tyre. Nëna e saj, Najwa, vetëm 23 vjeçe, tregon se mungesa e ushqimit dhe mjekimeve e ka bërë të pamundur që të kujdeset siç duhet për vajzën.

“Nuk kemi as qumësht, as pelena, as ushqim për veten,” thotë Najwa. “Çmimet janë të paarritshme dhe kufijtë janë të mbyllur. E mbaj vajzën të mbuluar që të mos i bien insektet mbi trup.”

Siwar ka lindur në nëntor, nën breshërinë e bombave dhe tingujt e dronëve që mbulojnë qiellin e Gazës. Që atëherë, çdo shpërthim e zgjon në mes të gjumit me lot në sy. “Kur dëgjon tanket apo raketat, trembet dhe fillon të qajë,” tregon nëna e saj.

Mjekët në Gaza raportojnë se shumë nëna nuk mund të ushqejnë me gji foshnjat për shkak të mungesës së ushqimit. Nëna e Siwar ishte vetë e kequshqyer në momentin e lindjes.

Ndërkohë, autoritetet izraelite pretendojnë se nuk ka mungesë ushqimi në Gaza, një deklaratë e hedhur poshtë nga OKB-ja, organizatat ndërkombëtare dhe shumë shtete perëndimore. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e përshkroi ndihmën që Izraeli lejon si “një lugë çaji”, përballë nevojave të një popullsie të dëshpëruar prej 2.1 milionë banorësh.

Sot, mbi 80% e territorit të Gazës është zonë ushtarake ose e evakuuar me urdhër. Dhe mes kësaj kaosi, njerëzit si Najwa nuk mendojnë më për të ardhmen. “Nuk ka të nesërme, nuk ka të djeshme,” thotë ajo. “Ka vetëm sot – dhe si të mbijetojmë në këtë moment.”

 

Artikulli paraprakRasti i foshnjës që u gjet e vdekur në mbeturina rikthen nevojën për SISH në Kosovë
Artikulli i rradhës Studim: Si ta ruani peshën pas përdorimit të Ozempic?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.