Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parashikimet e OBM-së: Temperaturat do të mbeten në nivel rekord në 5 vitet e ardhshme

Lajme 28/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) bëri të ditur se sipas parashikimeve globale të klimës, temperaturat pritet të mbeten në ose afër niveleve rekord për 5 vitet e ardhshme.

OBM dhe Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office) kanë publikuar një raport të përbashkët mbi parashikimet e temperaturës për 5 vitet e ardhshme.

“Parashikimet globale të klimës tregojnë se temperaturat pritet të mbeten në ose afër niveleve rekord për 5 vitet e ardhshme, duke rritur rreziqet klimatike dhe ndikimet e tyre në shoqëri, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm. Temperatura mesatare vjetore globale afër sipërfaqes parashikohet të jetë 1,2 deri në 1,9 gradë Celsius më e lartë për çdo vit nga viti 2025 deri në vitin 2029 sesa mesatarja e viteve 1850-1900 (epoka para-industriale)”, thotë raporti.

Sipas raportit, ekziston një probabilitet prej 86 për qind që të paktën një vit në pesë vitet e ardhshme të jetë 1,5 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial se probabiliteti që ngrohja mesatare pesëvjeçare midis viteve 2025 dhe 2029 të jetë më shumë se 1,5 gradë Celsius vlerësohet të jetë 70 për qind.

“Çdo shkallë shtesë e ngrohjes shkakton valë më të dëmshme të nxehtësisë, reshje ekstreme, thatësira intensive, shkrirjen e shtresave të akullit, akullit detar dhe akullnajave, ngrohjen e oqeanit dhe rritjen e nivelit të detit”, thuhet në raport.

Raporti kujton se objektivi i Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1,5 gradë Celsius është objektiv që pritet të tejkalohet përkohësisht dhe me frekuencë gjithnjë e në rritje nëse tendenca e rritjes së temperaturës globale mbetet në këto nivele.

“Përjetuam dekadën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Fatkeqësisht, ky raport i OBM-së nuk tregon shenja lehtësimi në vitet në vijim, që do të thotë ndikime gjithnjë e më negative në ekonomitë tona, jetën e përditshme, ekosistemet dhe planetin tonë”, tha Ko Barrett, zëvendëssekretarja e përgjithshme e OBM-së.

Ajo theksoi se monitorimi dhe parashikimi i vazhdueshëm i klimës është thelbësor për t’u ofruar vendimmarrësve mjete dhe informacione të bazuara në shkencë për t’i ndihmuar ata të përshtaten me kushtet e ngrohjes.

 

 

 

Artikulli paraprakDhimbjet menstruale te adoleshentet mund të çojnë në çrregullime të shëndetit mendor
Artikulli i rradhës Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.