Rreth gjysma e vajzave adoleshente përjetojnë dhimbje të moderuara deri të forta gjatë menstruacioneve, çka ndikon ndjeshëm në jetën e tyre të përditshme.
Një studim i ri ka zbuluar se këto vajza janë dyfish më të rrezikuara të zhvillojnë simptoma të ankthit apo depresionit krahasuar me bashkëmoshataret e tyre, shkruan MedicalXpress, transmeton Gazeta Shneta.
Shpeshherë, dhimbja menstruale nuk merret seriozisht nga mjekët, duke u lidhur gabimisht me probleme psikologjike.
Megjithatë, hulumtimi tregon se dhimbja vjen e para dhe është faktor rreziku për zhvillimin e vështirësive mendore në moshë madhore.
Ekspertët rekomandojnë trajtim të hershëm përmes barnave anti-inflamatore, terapisë hormonale, aktivitetit fizik dhe edukimit menstrual që ndihmon adoleshentet të kuptojnë kur përjetojnë simptoma jo të zakonshme dhe të kërkojnë ndihmë.
Kërkimi thekson rëndësinë e ndërhyrjes së hershme për të parandaluar ndikimin afatgjatë në shëndetin mendor të vajzave./Gazeta Shneta/


