Ndalimi nuk do të përfshijë vetëm duhanin tradicional në hapësirat publike, por edhe cigaret elektronike.
Spanja po ecën përpara me planet për të zgjeruar ndalimin e duhanit në hapësirat publike, përfshirë verandat e restoranteve dhe zonat e jashtme të bareve, bëri të ditur ministrja e shëndetësisë së vendit, Monica García, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Më shumë se një vit pasi koalicioni i qeverisë së majtë të Spanjës miratoi planin e saj kundër pirjes së duhanit, García deklaroi në një intervistë për radion Cadena SER se “një draft konkret i projektligjit” tashmë është përfunduar.
Ajo shtoi se ndalimi i mundshëm do të zbatohej gjithashtu për cigaret elektronike dhe pajisjet e duhanit të ngrohtë, jo vetëm për duhanin tradicional.
Sipas Garcías, shpresohet që ky ndalim — i cili duhet ende të shqyrtohet nga këshilli i ministrave dhe dhoma e ulët e parlamentit spanjoll — do ta vendosë Spanjën “në pararojë të luftës kundër duhanit”.
Shkollat, kampuset universitare, automjetet e kompanive, si dhe ngjarjet festive të jashtme dhe strehët e transportit publik, janë disa nga vendet ku do të zbatohej ky ndalim.
Si pjesë e planit kundër duhanit, qeveria spanjolle po punon gjithashtu për të shtuar burimet në ndihmë të individëve që duan të lënë duhanin, si dhe për të rritur taksat mbi duhanin dhe produktet e ngjashme. /Gazeta Shneta/




