Kolagjeni është i njohur për përfitimet e tij për lëkurën dhe nyjet, por një studim i ri sugjeron që mund të ndihmojë edhe në humbjen e peshës.
Studimi, i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit dhe i publikuar në “Nutrients”, zbuloi se pjesëmarrësit që konsumuan dy herë në ditë një proteinë të pasuruar me kolagjen humbën dyfishin e peshës krahasuar me një grup kontrolli që nuk konsumoi kolagjen, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Megjithatë, ekspertët thonë se është shumë herët për të dalë në përfundime të forta, pasi studimi kishte disa kufizime.
Gjithashtu, kolagjeni është vështirë për t’u tretur, kështu që arrin zorrën e trashë dhe ushqen bakteret e shëndetshme të zorrës, të cilat mund të ndikojnë në peshë dhe inflamacion.
Përveç kësaj, kolagjeni mund të jetë më “termogjenik” – djeg më shumë kalori se proteinat e tjera. /Gazeta Shneta/


