Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

48-vjeçari që kanosi drejtorin e Ortopedisë së Re në QKUK ndalohet për 48 orë

Lajme 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e paprecedentë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku drejtori i Ortopedisë së Re, është kanosur në vendin e punës nga një person që kërkonte një dokument në lidhje me trajtimin e një pacienti.

Burimet e Sinjalit brenda klinikës bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 10:15, nga drejtori Xh.G., rreth 56-vjeçar, i cili ka deklaruar se ishte kërcënuar për jetë nga një 48-vjeçar, pasi ky i fundit kërkonte me ngulm një dokument që lidhej me një pacient të afërt të tijin.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Avni Bilalli.

Sipas dëshmisë së drejtorit, i dyshuari i ishte drejtuar me fjalë kërcënuese në ambientet e klinikës, duke e vënë atë në ndjenjë frike serioze për sigurinë personale.

Ngjarja ka ndodhur në prani të stafit, ndërsa tre dëshmitarë – N.K., Xh.S. dhe I.R. – janë intervistuar nga hetuesit dhe kanë konfirmuar pretendimet e drejtorit.

Në lidhje me rastin, janë njoftuar njësitet e hetimeve të SP Jugu në Prishtinë dhe njësia e hetimeve rajonale, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Rasti është klasifikuar si kanosje serioze dhe aktualisht është nën hetim nga organet kompetente.

Artikulli paraprakNë Gjakovë nis Shërbimi i Kujdesit Paliativ për pacientët me sëmundje kronike të avancuara dhe terminale
Artikulli i rradhës Marrja e vaksinës së fruthit mund të ndihmojë në frenimin e shpërthimit global

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.