Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste, paralajmëron EUROPOL-i

Lajme 03/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Evropiane e Policisë [EUROPOL] bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të muajit maj, ka hequr nga interneti mbi 2.000 linqe që përmbanin propagandë xhihadiste dhe ekstremiste të djathtë, e cila kishte për synim të shënjestronte të miturit.

Në këtë aksion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Malta, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Spanja, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ky aksion i Agjencisë policore të Bashkimit Evropian vjen vetëm disa javë pasi EUROPOL-i krijoi një grup të ri operacional të punës, të dedikuar për luftimin e praktikës gjithnjë e më të përhapur të rekrutimit të të miturve në krim të organizuar dhe të rëndë.

“Grupet terroriste gjithnjë e më shpesh i synojnë të rinjtë, duke shfrytëzuar dobësitë e tyre, por edhe aftësinë e tyre për të përdorur mjete digjitale, për të përhapur ide të dhunshme dhe ekstremiste”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle.

“Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi nga rrjetet kriminale është një nga prioritetet tona kryesore”, theksoi ajo.

Në raport përmenden taktika shqetësuese të reja të grupeve ekstremiste, të cilat përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar tekste, imazhe dhe video me qëllim që të afrohen te publiku i ri.

Sipas EUROPOL-it, propaganda shpesh përfshin: kombinime të imazheve të fëmijëve me mesazhe ekstremiste, përmbajtje në formë memesh dhe video të shkurtra me elemente nga lojërat kompjuterike, glorifikim të të miturve që kanë marrë pjesë në sulme terroriste – ku djemtë paraqiten si “luftëtarë” dhe “shpresa e shoqërisë”, ndërsa vajzat si mbështetëse të luftëtarëve të ardhshëm.

Veçanërisht shqetësues është trendi i përdorimit të narrativës së viktimës, ku përmes imazheve të fëmijëve të plagosur apo të vrarë në zonat e luftës, nxitet identifikimi emocional dhe ndjenja e nevojës për hakmarrje, thekson EUROPOL-i.

Qendra Evropiane për Luftën kundër Terrorizmit në kuadër të EUROPOL-it (ECTC) vazhdon t’i mbështesë vendet anëtare në parandalimin dhe hetimin e përhapjes së përmbajtjes terroriste në internet, me qëllim krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt për qytetarët e BE-së, thuhet mes tjerash në deklaratë. /REL/

Artikulli paraprakChatGPT rezulton terapist më i mirë se psikologu
Artikulli i rradhës Trajtimi i ri jep shpresë për pacientët me hipertension të pakontrolluar

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.