Oda e Farmacistëve të Kosovës ka përfituar një marrëveshje për donacion nga Banka për Biznes.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga OFK në rrjetet sociale. Nga OFK kanë thënë se kjo marrëveshje pesë vjeçare është e dedikuar për nevojat operative të Odës, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë nga OFK:
𝐌𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐁𝐏𝐁 – 𝐁𝐚𝐧𝐤𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐎𝐝ë𝐧 𝐞 𝐅𝐚𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐬𝐭ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬
Me shumë kënaqësi njoftojmë për nënshkrimin e një marrëveshjeje donacioni nga Banka për Biznes – BPB për periudhën 5 vjeçare dedikuar për nevojat operative të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Ky donacion përfaqëson jo vetëm një përkrahje konkrete për profesionin farmaceutik, por edhe një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore në funksion të përmirësimit të shërbimeve administrative, profesionale dhe forcimit të infrastrukturës institucionale.
🤝 Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të Odës dhe thellimit të bashkëpunimeve me partnerë që ndajnë të njëjtat vlera për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi shoqërore.
Falënderojm sinqerisht bankën BPB – Bankën e vendit për këtë mbështetje.





