Kanceri kolorektal është kanceri i tretë më i shpeshtë në botë dhe shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve nga kanceri.
Trajtimet përfshijnë kirurgjinë, radioterapinë dhe kimioterapinë.
Pas trajtimit fillestar, njerëzit këshillohen të ndjekin një stil jetese të shëndetshëm, shpesh së bashku me trajtime të mëtejshme me barna, për të zvogëluar mundësinë e rikthimit të kancerit.
Tani, një studim ka zbuluar se një program i strukturuar ushtrimesh mund të jetë më efektiv se trajtimet me barna në parandalimin e rikthimit të kancerit të zorrës së trashë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, i publikuar në “The New England Journal of Medicine (NEJM)”, tregoi gjithashtu se ushtrimet e strukturuara reduktonin rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 37%.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanceri kolorektal përbën 10% të të gjitha rasteve me kancer në botë.
Ekspertët kanë deklaruar se këto rezultate sugjerojnë se ushtrimet mund të jenë “më të mira se një bar” në parandalimin e rikthimit të kancerit të zorrës së trashë. /Gazeta Shneta/


