Ka ndërruar jetë Xhevat Bajraktari, teknik i radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Lajmi është bërë i ditur nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, shkruan Gazeta Shneta.
“Xhevati ishte një profesionist i përkushtuar dhe bashkëpunëtor i çmuar, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për vite me radhë në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet sot, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Kashic.
Bajraktari ka punuar për vite me radhë në këtë spital dhe ishte pjesë e stafit të shërbimit të radiologjisë./Gazeta Shneta/




