Autoriteti amerikan për ushqim dhe barna (FDA) ka dhënë miratimin zyrtar për CLAIRITY BREAST, platformën e parë të këtij lloji që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit tek gratë.
Platforma analizon imazhet e mamografisë rutinë dhe identifikon modele të padukshme në indin e gjirit, të cilat lidhen me zhvillimin e mundshëm të kancerit brenda pesë viteve të ardhshme.
Sipas kompanisë prodhuese, sistemi AI është trajnuar me miliona imazhe dhe është testuar me më shumë se 77,000 mamografi nga pesë qendra të ndryshme në SHBA, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Mjetet e tilla, thonë ekspertët, hapin rrugën për skrining më të personalizuar dhe më të saktë, duke ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin më të hershëm të sëmundjes.
“Po parashikojmë rrezikun e një kanceri të ardhshëm bazuar në struktura të imazheve, përpara se tumori të shfaqet,” tha drejtori ekzekutiv i Clairity, Jeff Luber.
Dr. Robert A. Smith nga Shoqata Amerikane e Kancerit theksoi se mjetet e tilla mund të ndihmojnë në identifikimin e grave që kanë nevojë për kontrolle shtesë, si rezonanca magnetike (MRI)./Gazeta Shneta/


