Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inteligjenca artificiale zbulon mbi 170 lloje kanceri përmes analizës së ADN-së

Jetë 07/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup studiuesish nga Charité – Universitätsmedizin Berlin ka zhvilluar një model të ri me inteligjencë artificiale (IA), të quajtur crossNN, që është në gjendje të identifikojë me saktësi të lartë më shumë se 170 lloje të ndryshme kanceri, përfshirë edhe tumoret e trurit, pa pasur nevojë për biopsi invazive.

Modeli përdor një “gjurmë gishti epigjenetike” të tumoreve, duke analizuar ndryshimet në materialin gjenetik përmes likuidit cerebrospinal apo mostrave të ADN-së. Në vend që të bazohet në mikroskopi tradicionale, modeli sheh brenda gjeneve të tumorit dhe identifikon tiparet që e dallojnë atë nga llojet e tjera.

Në studimin e publikuar në revistën Nature Cancer, crossNN demonstroi një saktësi prej 99.1% në diagnostikimin e tumoreve të trurit dhe 97.8% për tumoret nga të gjitha organet, duke e bërë atë më të saktë se modelet e mëparshme të IA.

Për raste të ndjeshme – si pacientët me tumor në zona të rrezikshme të trurit ku biopsia është me rrezik të lartë – përdorimi i kësaj teknologjie sjell shpresë për diagnostikim jo-invaziv dhe të shpejtë.

Një rast konkret përfshin një pacient me shikim të dyfishtë, të cilit përmes analizës së likuidit cerebrospinal iu diagnostikua limfoma e sistemit nervor qendror dhe trajtimi u nis menjëherë.

Studiuesit e konsiderojnë këtë teknologji si një hap të madh drejt mjekësisë së personalizuar të kancerit, pasi ajo ofron diagnozë të saktë, të shpejtë dhe të kuptueshme, dhe po planifikojnë ta testojnë në klinika në të gjithë Gjermaninë. 

Synimi është që kjo metodë e re, efikase dhe jo e kushtueshme, të integrohet në kujdesin rutinor mjekësor./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTikTok-u rikthehet në Shqipëri
Artikulli i rradhës 78% e nxënësve të klasave të gjashta të vaksinuar kundër HPV – Intervistë me Dr. Fetije Fetaj, IKSHPK

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.