Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

78% e nxënësve të klasave të gjashta të vaksinuar kundër HPV – Intervistë me Dr. Fetije Fetaj, IKSHPK

Lajme 07/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fushata e vaksinimit kundër virusit HPV, e cila ka filluar vitin e kaluar me vajzat e klasave të gjashta, tashmë është zgjeruar edhe për djemtë.

Deri më tani, 78% e fëmijëve të klasave të gjashta – vajza dhe djem,  janë të vaksinuar por autoritetet shëndetësore synojnë që kjo përqindje të arrijë në 90% deri në fund të vitit.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, Dr. Fetije Fetaj, drejtoreshë e Programit të Imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tregoi se fushata ka filluar me sukses vitin e kaluar dhe po zgjerohet me planifikim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Me vaksinën e HPV kemi filluar vitin e kaluar, fillimisht me vajzat. Mbulueshmëria ishte mjaft e mirë. 85% e vajzave të kësaj moshe janë vaksinuar. Këtë vit, në bashkëpunim me MSh, kemi planifikuar dhe siguruar vaksina edhe për djemtë. Vaksinimi ka nisur në shkurt nëpër shkolla dhe do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës për fëmijët që nuk kanë mundur ta marrin më herët,” tha Dr. Fetaj.

Edhe pse mbulueshmëria është e lartë, Dr. Fetaj thotë se ka pasur raste kur disa prindër kanë hezituar ta vaksinojnë fëmijën e tyre për shkak të pasigurisë apo mungesës së informacionit.

“Është e vërtetë që disa prindër kanë shfaqur hezitim, gjë që e konsiderojmë normale. Për këtë arsye, ekipet shëndetësore parësore dhe IKSHPK kanë komunikuar drejtpërdrejt me prindërit. Kemi pasur raste konkrete në një shkollë ku një numër i madh prindërish kanë kërkuar sqarime shtesë – dhe ne kemi intervenuar menjëherë me ekipe të epidemiologëve dhe profesionistëve që kanë ofruar të gjitha informacionet e nevojshme,” tha ajo.

Dr. Fetaj shton se synimi është që vaksinimi të bëhet në mënyrë të plotë përmes institucioneve shkollore, ndërsa gjatë pushimeve verore, ata që nuk kanë mundur të vaksinohen në shkollë mund të shkojnë në institucionet shëndetësore bashkë me prindërit./Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni intervistën:

 

Artikulli paraprakInteligjenca artificiale zbulon mbi 170 lloje kanceri përmes analizës së ADN-së
Artikulli i rradhës Dhjetë raste të reja me HIV në Kosovë gjatë pesë muajve të parë të vitit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.