Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksidenti ndodhi në orën 05:00, policia u njoftua në orën 13:15 – Çka dihet deri më tani për vdekjen e të riut

Lajme 09/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të hetimeve fillestare, I. H., 26-vjeçari që u vetaksidentua në autostradën “Arben Xhaferi”, s’e kishte humbur jetën për shkak të aksidentit.

Në njoftimin e Policisë u bë e ditur se tashmë i ndjeri ishte aksidentuar rreth orës 05:00, ku kishte rënë nga Ura e Kaçanikut në autostradë, ndërsa tek në ora 13:15 ishte lajmëruar Policia nga një qytetar

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut“, u tha në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bëri të ditur se hetuesit e trafikut kanë konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se do të japë informacione shtesë pas ekzaminimit të nevojshëm nga hetuesit rajonalë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim kanë ndihmuar në tërheqjen e trupit nga vendi ku ka rënë tashmë i ndjeri.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se ka përfunduar operacioni emergjent në Komunën e Kaçanikut, ku për fat të keq një person ka humbur jetën. Ekipet tona kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse“, u tha në njoftimin e tyre.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili e cilësoi vdekjen e të riut si vdekje tragjike dhe u shprehu ngushëllime familjarëve.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, tha Sokol Haliti.

 

Artikulli paraprakIzraeli s’ndalet, bllokon anijen humanitare për në Gaza!
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm i Pejës ndalon hyrjen nga emergjenca për vizitorët – rregulla të reja nga 16 qershori

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.