Një studim i udhëhequr nga shkencëtarët në Institutin Linus Pauling dhe Kolegjin e Shëndetit në Universitetin e Shtetit të Oregonit ka treguar se konsumimi i 2 onsave bajamesh (rreth 45 bajame) çdo ditë për 12 javë përmirëson tregues të rëndësishëm shëndetësor tek personat me sindromën metabolike.
Kjo përfshin ulje të kolesterolit total, kolesterolit “të keq” LDL dhe përmasa të belit, si dhe reduktim të inflamacionit të zorrëve.
Sindroma metabolike prek rreth 40% të të rriturve në SHBA dhe rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet tip 2. Përveç këtyre, ajo lidhet edhe me probleme të funksionit mendor dhe demencë, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta
Studimi tregon se bajamet, të pasura me vitaminë E, yndyrna të shëndetshme, fibra dhe minerale, ndikojnë pozitivisht në shëndetin kardiometabolik dhe të traktit tretës.
“Rekomandohet konsumimi i bajameve si një snack i shëndetshëm, veçanërisht për ata që janë të rrezikuar nga sindroma metabolike,” tha drejtuesja e studimit, Dr. Emily Ho.
Ky zbulim vjen në një kohë kur shumica e amerikanëve kanë mungesë të vitaminës E, një antioksidanti i rëndësishëm për funksionimin e organizmit dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Konsumimi i bajameve mund të ndihmojë për të mbushur këtë hendek nutricional dhe për të përmirësuar shëndetin në përgjithësi./Gazeta Shneta/


