Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulohet antibiotiku që mund të ndalojë edhe bakteret më rezistente ndaj ilaçeve

Jetë 12/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtuesit nga Universiteti McMaster në Hamilton kanë bërë një përparim që mund të ndihmojë në luftën kundër baktereve rezistente ndaj ilaçeve. I udhëhequr nga shkencëtari Gary Wright, ekipi zbuloi një molekulë të re të fuqishme të quajtur lariocidin.

Lariocidina ka demonstruar aftësinë për të luftuar disa nga bakteret më të forta dhe më rezistente që njihen deri më sot nga shkenca. Rritja e numrit të baktereve që mund t’i rezistojnë ilaçeve ekzistuese, një fenomen i njohur si rezistencë antimikrobike (AMR) është bërë një kërcënim i madh për shëndetin global

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, AMR është tashmë një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shëndeti publik në nivel botëror. 

“Ilaçet tona të vjetra po bëhen gjithnjë e më pak efektive, ndërsa bakteret bëhen gjithnjë e më rezistente ndaj tyre. Rreth 4.5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga infeksione rezistente ndaj antibiotikëve, dhe situata vetëm sa përkeqësohet”-shpjegon Gary Wright, profesor në Departamentin e Biokimisë dhe Shkencave Biomjekësore në Universitetin McMaster dhe studiues në Institutin Michael G. DeGroote për Kërkimin e Sëmundjeve Infektive.

Wright dhe ekipi i tij zbuluan se kjo molekulë e re, një peptid lasso, është shumë premtuese sepse sulmon bakteret në një mënyrë krejtësisht ndryshe nga antibiotikët e tjerë. Lariocidina lidhet drejtpërdrejt me mekanizmin e sintezës së proteinave të baktereve, duke ndërhyrë në mënyrë të re dhe penguar aftësinë e tyre për t’u rritur dhe për të mbijetuar. 

Lariocidina prodhohet nga një lloj bakterie e quajtur Paenibacillus, të cilën studiuesit e izoluan nga një mostër toke e mbledhur në një oborr në Hamilton.

Ekipi lejoi që bakteret e tokës të rriteshin në laborator për rreth një vit, një metodë që ndihmoi në zbulimin edhe të specieve me rritje të ngadaltë, që zakonisht anashkalohen. Një nga këto baktere, Paenibacillus, prodhoi një substancë të re me efekt të fortë kundër baktereve të tjera, përfshirë ato që zakonisht janë rezistente ndaj antibiotikëve. “Kur kuptuam se si kjo molekulë e re vret baktere të tjera, kjo ishte një pikë kthese.”-tha Manoj Jangra, një bashkëpunëtor në laboratorin e Wright.

Përveç mënyrës së saj unike të veprimit dhe efektivitetit kundër baktereve rezistente ndaj ilaçeve, studiuesit janë optimistë sepse lariocidina vepron në shumë mekanizma biologjikë realë.

 Ajo nuk është toksike për qelizat njerëzore, nuk ndikohet nga mekanizmat ekzistues të rezistencës ndaj antibiotikëve dhe ka funksionuar mirë në një model shtazor të infeksionit. Wright dhe ekipi i tij tani janë të përqendruar në gjetjen e mënyrave për të modifikuar molekulën dhe për ta prodhuar në sasi të mjaftueshme për të mundësuar zhvillimin klinik.

Artikulli paraprak“Për disa, lufta s’ka përfunduar” – Rrëfimet e grave që lufta i ndëshkoi e shoqëria i heshti
Artikulli i rradhës Plani i ri i BE-së godet duhanpirësit, çmimet e cigareve drejt rritjes në tërë Evropën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.