Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stili i jetesës mund të zvogëlojë plakjen e trurit

Lajme 15/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët nga Mass General Brigham eksploruan lidhjet midis gjatësisë së telomereve – e cila zvogëlohet ndërsa një person plaket ose ekspozohet ndaj mjediseve të pashëndetshme – dhe rrezikut për sëmundjet e trurit që lidhen me moshën.

Ekipi i hulumtimit gjeti prova që sugjerojnë se zgjedhjet më të shëndetshme të stilit të jetesës mund të zbusin rreziqet që lidhen me gjatësinë e telomereve. Rezultatet e tyre janë botuar në Neurology, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, transmeton Klankosova.tv

Ulja e faktorëve të rrezikut si pesha dhe konsumi i alkoolit, si dhe më shumë gjumë dhe ushtrime, mund të ndihmojnë në përmbysjen e rrezikut të sëmundjeve të trurit që lidhen me moshën, madje edhe për njerëzit që tashmë po tregojnë shenja të plakjes biologjike.

Shkurt, nuk është kurrë vonë për të filluar të kujdeseni më mirë për trurin tuaj, thotë ndër tjerash studimi.

“Rreziku i goditjes në tru, demencës dhe depresionit në moshë të shtyrë (LLD) rritet tek njerëzit ndërsa plaken. Po kështu, telomeret, të cilat janë kapele mbrojtëse në kromozome, shkurtohen natyrshëm me moshën ose me ekspozimin ndaj kushteve të pafavorshme mjedisore, si stresi dhe ndotja, duke rritur rrezikun për dëmtimin e ADN-së”, tha Tamara Kimball, autore kryesore e studimit,

Përveç kësaj, studimi përfshinte vetëm individë me prejardhje evropiane, gjë që kufizon përgjithësueshmërinë e tij. Megjithatë, zvogëlimi i faktorëve të rrezikut duket se zbut efektet negative të telomereve më të shkurtra në shëndetin cerebral, gjë që përgatit terrenin për studime të ardhshme për të eksploruar nëse ndërhyrjet në stilin e jetës mund të ngadalësojnë në fakt efektet e plakjes në tru. /Klankosova.tv.

Artikulli paraprakMitra artificiale nga Japonia – Revolucioni në mjekësinë riprodhuese dhe kujdesin neonatal
Artikulli i rradhës Arsyet se pse duhet të vendosni çdo ditë krem kundër diellit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.