Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyet se pse duhet të vendosni çdo ditë krem kundër diellit

Jetë 15/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëkura jonë punon çdo ditë për të na mbrojtur nga rrezatimi ultraviolet (UV), prandaj është jetike të përdorim krem kundër diellit për të shmangur dëmtimin nga këto rreze.

Hapi më i madh që mund të bëni për të mbrojtur lëkurën është të aplikoni krem kundër diellit çdo mëngjes dhe ta riaplikoni gjatë ditës.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të kontaktoni dermatologun tuaj nëse vini re ndonjë ndryshim në lëkurë apo ndonjë njollë të re.

Dermatologët theksojnë se mbrojtja e lëkurës nga djegiet është thelbësore. Djegiet mund të ndodhin kur qëndroni gjatë në diell pa mbrojtje ose edhe nga përdorimi i kabinave të nxirjes. Djegiet e përsëritura mund të dëmtojnë lëkurën dhe të rrisin rrezikun për kancer të lëkurës, rrudha të hershme dhe probleme të tjera. Nëse pësoni një djegie të rëndë me flluska, kontaktoni menjëherë dermatologun. Nëse kapet herët, përdorimi i steroidëve (oral ose krem) mund të ndihmojë në uljen e dëmit.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit pa mbrojtje dëmton elastinën, kolagjenin dhe qelizat e lëkurës, duke çuar në plakje të parakohshme. Kjo quhet foto-plakje dhe shfaqet me rrudha, vijëza të imëta, ndryshim ngjyre dhe pamje “lëkure të lodhur”. Fatmirësisht, këto efekte mund të parandalohen me përdorim të rregullt të kremit kundër diellit, edhe në moshë të re. Përdorimi i përditshëm i kremit kundër diellit edhe kur është me re është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar kancerin e lëkurës.

Sipas statistikave, deri në moshën 70 vjeç, 1 në 5 amerikanë do të zhvillojë kancer të lëkurës. Përdorimi i një SPF 30, disa herë në ditë, mund ta ulë ndjeshëm këtë rrezik. Nëse qëndroni gjatë në ambient të jashtëm apo jeni në ujë, riaplikojeni çdo 2 orë. Shumë njerëz përballen me hiperpigmentim apo “njolla nga dielli” më vonë në jetë njolla të errëta që shfaqen në fytyrë, duar, krahë dhe ballë.

Përdorimi i rregullt i kremit kundër diellit ndihmon në parandalimin e këtyre njollave dhe e mban tonin e lëkurës të njëtrajtshëm. Ekspozimi ndaj rrezeve UV mund të shkaktojë skuqje dhe inflamacion, sidomos për ata me lëkurë të ndjeshme. Për të shmangur këtë, përdorni kremra me përbërës të butë si zink oksid ose dioksid titani. Shmangni sprajtet e zakonshëm, pasi shpesh përmbajnë alkool dhe mund të thanë ose irritojnë lëkurën./TAR/

Artikulli paraprakStili i jetesës mund të zvogëlojë plakjen e trurit
Artikulli i rradhës Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.