Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët kundërshtojnë pretendimet e administrates Trump për ndotjen e ajrit

Lajme 16/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata Trump është përballur me reagime të ashpra nga komuniteti shkencor pas një propozimi të Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), e cila pretendoi se emetimet e karbonit nga termocentralet me lëndë djegëse fosile “nuk kontribuojnë ndjeshëm në ndotjen e rrezikshme të ajrit”. Ky propozim parashikon zbutjen e kufizimeve për gazrat serrë dhe ndotësit e tjerë industrialë.

Megjithatë, 19 shkencëtarë të fushave të ndryshme si klimatike, shëndetësisw dhe ekonomisw, i thanë agjencisë Associated Press se ky pretendim është shkencërisht i pavërtetë. Shumë prej tyre e quajtën deklaratën si dezinformatë të rrezikshme, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Është kimi elementare”

Zeke Hausfather, shkencëtar i fushws klimatike pranë kompanisë teknologjike Stripe dhe grupit monitorues Berkeley Earth, tha: “Kjo është e barasvlershme me të thënë se duhani nuk shkakton kancer në mushkëri. Përfundimi i administratës është plotësisht absurd.”

Philip Mote, shkencëtar në Universitetin Shtetëror të Oregonit, shtoi se: “Është kimi elementare që djegia e qymyrit dhe gazit natyror liron dioksid karboni, dhe është fizikë e thjeshtë që CO2 ngroh planetin. I kemi ditur këto fakte që nga mesi i shekullit të 19-të.”

Dr. Howard Frumkin, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare për Shëndetin Mjedisor në SHBA dhe profesor i pensionuar i shëndetit publik, deklaroi se “termocentralet me qymyr dhe gaz kontribuojnë ndjeshëm në ndryshimet klimatike”, të cilat “rrisin rrezikun nga vala e të nxehtit, stuhitë katastrofike, sëmundjet infektive dhe kërcënime të tjera serioze për shëndetin”.

“Janë fakte të pakundërshtueshme,” theksoi ai.

Kathy Jacobs, shkencëtare në Universitetin e Arizonës, u shpreh: “Deklarata e EPA-së bie ndesh me dëshmitë shkencore të paraqitura nga mijëra shkencëtarë në gati 200 vende përgjatë dekadave.”

Ndërsa Chris Field, shkencëtar në Universitetin Stanford dhe koordinator i një raporti ndërkombëtar mbi lidhjen mes ndryshimeve klimatike dhe ekstremeve të motit, e përmblodhi situatën kështu: “Është e vështirë të imagjinohet një vendim më i pamend se vendosja e interesave afatshkurtra të industrisë së naftës dhe gazit përpara interesave afatgjata të fëmijëve dhe nipërve tanë”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTest i ri gjaku mund të diagnostikojë sëmundjen celiake pa shkaktuar simptoma
Artikulli i rradhës Çokollata dhe çaji mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.