Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, nga janari deri në prill, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 8,342 lindje.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar 2,113 lindje, prej të cilave 1,095 janë meshkuj dhe 1,018 femra. Ky numër shënon një rritje prej 3% krahasuar me muajin mars, kur u regjistruan 2,061 lindje, prej të cilave 1,074 meshkuj dhe 987 femra.
Në raportin e ASK-së theksohet: “Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin prill, janë regjistruar gjithsej 2,113 lindje në Kosovë dhe jashtë saj, prej të cilave 1,095 janë meshkuj dhe 1,018 femra. Krahasuar me muajin mars 2025, numri i lindjeve është rritur për 3%.”
Statistikat mujore të lindjeve në vitin 2025 janë si më poshtë:
- Janar: 2,213 lindje (1,141 meshkuj dhe 1,072 femra);
- Shkurt: 1,955 lindje (1,024 meshkuj dhe 931 femra);
- Mars: 2,061 lindje (1,074 meshkuj dhe 987 femra);
- Prill: 2,113 lindje (1,095 meshkuj dhe 1,018 femra).




