Një studim i ri i udhëhequr nga studiues të University College London (UCL) tregon se foshnjat janë në gjendje të ndiejnë dhimbjen para se ta kuptojnë plotësisht atë.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Pain, rrjetet e trurit që përpunojnë ndjesinë, reagimin emocional dhe kuptimin e dhimbjes zhvillohen me ritme të ndryshme te foshnjat, veçanërisht ato të lindura para kohe.
Studiuesit analizuan imazhe të trurit nga 372 foshnja të lindura midis javës së 32-të dhe 42-të të shtatzënisë. Ata zbuluan se rrjeti që ndihmon në ndjesinë e dhimbjes piqet rreth javës 34–36, ndërsa ai emocional zhvillohet rreth javës 36–38.
Por rrjeti që ndihmon në kuptimin e dhimbjes nuk piqet para javës së 42-të – që do të thotë se edhe foshnjat në afat nuk janë plotësisht të afta ta kuptojnë dhimbjen.
Sipas autorit kryesor, Prof. Lorenzo Fabrizi, kjo e bën të qartë se foshnjat e lindura para kohe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve mjekësore, prandaj kërkohet kujdes i shtuar dhe menaxhim i përshtatshëm i dhimbjes në kujdesin neonatal.


