Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drogat po godasin të rinjtë në Kosovë – 67 persona kërkuan ndihmë në psikiatri brenda 6 muajve!

Lajme 19/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përdorimi i substancave psikoaktive në Kosovë është në rritje dhe shqetësimet janë shtuar veçanërisht për shkak të përfshirjes së moshave të reja në këtë dukuri.

Sipas Samire Braina, shefe e Repartit të Sëmundjeve të Varësisë në Klinikën e Psikiatrisë, në repart janë trajtuar 67 pacientë vetëm nga janari i këtij viti deri më sot.

“Aktualisht, numri i përdoruesve të substancave psikoaktive është në rritje, por ajo që është shqetësuese dhe problematike është se adoleshentët janë përdoruesit më të shpeshtë,” ka deklaruar Braina në një prononcim për IndeksOnline.

Ajo thekson se mosha e pacientëve që kanë kërkuar trajtim zakonisht është mbi 20 vjeç, megjithatë ka pasur edhe raste më të rënda.

“Mosha e pacientëve që kanë marrë trajtim në klinikën tonë, respektivisht në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë, është mbi 20 vjeç, por kemi pasur raste edhe nën moshën 18-vjeçare. Një pacient ka qenë 9 vjeç (në vitin 2020).”

Braina vë në dukje shtimin e përdorimit të substancave më të rrezikshme si “crack” kokaina dhe benzodiazepinët.

“Gjatë dy viteve të fundit është vërejtur një shtim i numrit të përdoruesve të kokainës, sidomos të ‘crack’ kokainës, të polisubstancave psikoaktive dhe është mjaft shqetësues keqpërdorimi i benzodiazepinëve në kombinim me alkoolin. Ndërkohë, krahasuar me vitet e mëparshme, ka dominuar abuzimi me substanca të tjera psikoaktive, posaçërisht me heroinën dhe substanca të tjera në kombinim me alkoolin.”, theksoi ajo.

Ajo përmend faktin se efektet e përdorimit të drogës janë të dëmshme dhe afatgjata, veçanërisht për të rinjtë.

“Shenjat paralajmëruese që prindi apo kujdestari duhet t’i dijë janë:Ndryshime të papritura në sjellje, tërheqje nga familja apo shoqëria, irritim, humbje interesi për shkollë, sport apo hobi; Ndryshime në ritmin e gjumit: fle shumë ose nuk fle fare; Sjellje e çuditshme si pasojë e ndjenjës së përndjekjes apo euforisë pa arsye; kërkesa të vazhdueshme për para; zhdukja e gjërave me vlerë nga shtëpia, etj.; Ndryshime të theksuara fizike si: sy të skuqur, aromë të pazakontë, ndryshim të papritur në higjienën personale, shenja në duar, krahë apo qafë, plagë të pazakonshme, gjilpëra, djegie, etj.”

“Përdorimi i substancave psikoaktive ndikon në shëndetin mendor të personit abuzues. Kjo varet nga lloji i substancës, kohëzgjatja dhe intensiteti i përdorimit, si dhe qasja në trajtim psikiatrik dhe psikoterapi. Keqpërdorimi i substancave psikoaktive shkakton çrregullime afatgjata ose të përhershme si: psikozë kronike (sidomos nga kanabisi dhe halucinogjenët), çrregullime të personalitetit, humbje të kujtesës dhe përqendrimit, demotivim dhe izolim social, si dhe rrezik të shtuar për vetëvrasje. Po ashtu, efektet te të rinjtë shkaktojnë humbje të kontrollit emocional, rrezik të lartë për varësi, prirje për sjellje impulsive dhe të dhunshme, ankth kronik, sulme paniku, çrregullime të gjumit, dëmtime të theksuara kognitive, paranojë dhe ndjenja të përndjekjes.”, shton ajo.

Për fund, ajo ka edhe një apel për të gjithë, sidomos të rinjët.

“Thuaj JO drogës. Drogat nuk të bëjnë më të fortë, më të lirë apo më të lumtur – ato të robërojnë, të izolojnë dhe të dëmtojnë shëndetin dhe ëndrrat e tua. Zgjidh jetën!”. /IndeksOnline/

Artikulli paraprakNetanyahu nga spitali që u godit nga sulmi iranian: I gjithë Izraeli po e paguan çmimin
Artikulli i rradhës Irani hedh poshtë pretendimet për sulmin në spitalin Soroka

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.