Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shteti pagoi rreth 60 mijë euro pensione për personat e vdekur

Lajme 25/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin e saj vjetor për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ka gjetur se ky institucion ka paguar pensione në vlerë rreth 60 mijë euro për personat që kishin vdekur.

Sipas Auditorit, gjatë vitit të kaluar ishin realizuar 437 pagesa të tilla nga shteti.

“Sipas Ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve. Nga krahasimi i të dhënave/regjistrave ndërmjet MFPT-të dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil kemi gjetur se gjatë vitit 2024 janë realizuar gjithsej 437 pagesa, në vlerë 58, 750 euro, për pensione pas vdekjes së përfituesve”, thuhet në raport.

Kjo thuhet se ka ndodhur kryesisht si rezultat i lajmërimit me vonesë apo edhe kur vdekjet e përfituesve nuk ishin regjistruar me kohë në Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Ministria nuk kishte informata për rastet.

ZKA i ka bërë thirrje Ministrit në detyrë, Hekuran Muratit, që të analizojë në thellësi këtë çështje dhe të shqyrtojë mundësitë që mjetet t’i kthehen shtetit.

“Ministri duhet të analizojë në hollësi çështjen e pagesave më sipër dhe të shqyrtoj mundësitë për kthimin e tyre nga shfrytëzuesit në llogarinë e buxhetit. Gjithashtu duhet të siguroj forcimin e kontrolleve të brendshme në mënyrë që të krijoj një komunikim më efektiv ndërmjet databazave të skemave pensionale”, thuhet në raport.

Tjetër gjetje në këtë raport është që ka pasur raste kur nga pensionet dhe ndihmat financiare kanë përfituar edhe personat e punësuar.

Numri i pagesave që janë realizuar është 1 mijë e 505, teksa vlera mbi 233 mijë euro.

“Përfitimi i pensioneve nga personat e punësuar – Nga Krahasimi i të dhënave të MFPT’së për skemat pensionale dhe ndihmat sociale me të dhënat e ATK’së, kemi vërejtur se ekzistojnë raste të përfitimit të pensioneve apo ndihmave sociale nga persona të cilët punojnë dhe realizojnë të ardhura pensionale. Vlera e gabimit financiar për vitin 2024 ishte 233, 931 euro”, thekson raporti.

Raporti vë në pah se Ministria ka paguar disa persona me më shumë se një pension.

“Bazuar në krahasimin e të dhënave të Ministrisë për skemat pensionale dhe sociale kemi identifikuar se Ministria kishte kryer pagesa në vlerë 1, 140,836 euro për përfitues të cilët gëzojnë më shumë se një pension”, thuhet në raport./Reporteri.net

Artikulli paraprakIKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, del me këshilla dhe rekomandime si të mbroheni nga i nxehti
Artikulli i rradhës Nivelet e larta të kortizolit mund të dëmtojnë zhvillimin e zemrës tek foshnjat e lindura para kohe

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.