Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërpudha famëkeqe e “mallkimit të Faraonëve” jep shpresë për trajtimin e leuçemisë

Jetë 26/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një kërpudhë e frikshme që u bë pjesë e legjendave të errëta egjiptiane, Aspergillus flavus, po rikthehet në vëmendje këtë herë jo si kërcënim, por si shpëtim.

Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur ta transformojnë këtë organizëm toksik në një përbërës premtues për trajtimin e leuçemisë, duke hapur një faqe të re në kërkimet mjekësore.

Historikisht, kërpudha u përmend për herë të parë pas hapjes së varrit të Tutankhamunit në vitet 1920, ku vdekjet e pashpjegueshme të arkeologëve ushqyen thashethemet për një “mallkim të faraonëve”. Më pas, në vitet ’70, një episod i ngjashëm ndodhi në Poloni, kur dhjetë nga dymbëdhjetë shkencëtarë që vizituan varrin e Kazimirit IV humbën jetën. Më vonë u zbulua se kërpudha Aspergillus flavus kishte lëshuar toksina të rrezikshme në ajër.

Por tashmë, e njëjta kërpudhë është shndërruar në objekt të kërkimeve më të fundit shkencore. Ekipi kërkimor identifikoi katër peptide të reja, të quajtura aspergillomicina, të cilat treguan efekt të fortë kundër qelizave të leuçemisë në laborator. Ato janë pjesë e një klase të veçantë molekulash të quajtura RiPPs, që deri më sot ishin zbuluar kryesisht në baktere dhe shumë rrallë në kërpudha.

Një nga këto molekula, e kombinuar me një komponent lipidik të ngjashëm me atë të peltenës mbretërore të bletëve, arriti të konkurrojë me ilaçet klasike të leuçemisë si citarabina dhe daunorubicina, duke ruajtur një efektivitet të lartë dhe një specifikë të admirueshme për qelizat e prekura.

“Është një shembull i jashtëzakonshëm se si natyra, edhe në formën e saj më toksike, mund të na ofrojë mjetet për të shpëtuar jetë”, tha profesorja Sheri Gao, autore kryesore e studimit të publikuar në Nature Chemical Biology.

Ndërkohë që testimet në organizma të gjallë janë hapi i radhës, kjo kërkime nxjerr në pah një potencial të pashfrytëzuar të botës mikroskopike — dhe rikthen në skenë kërpudhat si burime të reja shprese për mjekësinë moderne. Dikur pjesë e miteve të lashta, Aspergillus flavus po shndërrohet në një armë të re kundër një prej sëmundjeve më të vështira të epokës sonë.

Artikulli paraprakPlagoset aksidentalisht një person në Prishtinë
Artikulli i rradhës “Burgjet mund të kenë ndikim shkatërrues në shëndetin mendor, sidomos për tashmë të cenueshmit”

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.