Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat e larta dhe ndikimet në shëndet – si të mbrohemi nga nxehtësia? Këshilla nga Dr. Vjollca Zeqiri

Lajme 26/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sa më të larta të jenë temperaturat e jashtme, aq më të mëdha janë efektet negative në trupin e njeriut, paralajmëron Dr. Vjollca Zeqiri, specialiste e mjekësisë familjare në QKMF në Prishtinë.

Sipas Dr. Zeqirit, trupi ynë ka mekanizma termorregullues për të kontrolluar temperaturën, por nxehtësia e lartë i prish këto mekanizma, duke sjellë probleme të shumta shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.

“Ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë krijon stres fiziologjik në organizëm, që përkeqëson sëmundjet ekzistuese si ato të frymëmarrjes, diabetin, problemet kardiovaskulare dhe veshkat,” shpjegon ajo.

Sipas saj një nga efektet kryesore të temperaturave të larta është dehidrimi.

“Djersitja e shtuar bën që të humbasim shumë elektrolite, çka sjell tharje të gojës, etje të madhe, tharje të mukozave dhe urinim të rrallë me ngjyrë të errët,” thotë Dr. Zeqiri.

Sipas saj, ka dhe simptoma të tjera të cilat nëse nuk marrin trajtim mund të vijë puna deri te koma.

“Ndër simptomat e tjera janë ngërçet muskulore dhe lodhja, të cilat në raste të rënda mund të çojnë deri te dëmtimi i fibrave muskulare, sidomos tek ata që bëjnë punë fizike. Nëse këto simptoma nuk trajtohen, mund të vijë deri te goditja nga nxehtësia, një emergjencë që shkakton konfuzion, humbje të vetëdijes dhe koma,” u shpreh Dr. Zeqiri

Për t’u mbrojtur nga nxehtësia, ajo rekomandon:

– Pirjen e 8 gotave ujë në ditë, dhe mbi 2 litra për ata që ushtrojnë;

– Konsumimin e ushqimeve të lehta, si pemë, perime dhe supa, duke shmangur yndyrnat, kripën dhe sheqerin;

– Veshjen e rrobave të gjera, të lehta, me ngjyrë të bardhë dhe prej pambuku ose liri;

– Përdorimin e syzeve dhe kapelës për mbrojtje nga dielli;

– Mbajtjen e barnave kronike në temperatura të freskëta dhe marrjen e tyre rregullisht;

– Freskimin e ambienteve të mbyllura duke hapur dritaret në mëngjes dhe mbrëmje;

– Përdorimin e kondicionerit me temperaturë deri në 28 °C gjatë ditës dhe 24 °C natën.

“Këto masa janë të nevojshme për të shmangur efektet e rënda të nxehtësisë dhe për të ruajtur shëndetin gjatë verës,” përfundon Dr. Zeqiri./Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Artikulli paraprakPasojat e ngecjes së shëndetësisë gjatë pandemisë dhe keqinformimi – Miliona fëmijë pa vaksina rutinore
Artikulli i rradhës ShSKUK hap thirrjen për trajnim dhe avancim profesional të stafit shëndetësor

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.