Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasojat e ngecjes së shëndetësisë gjatë pandemisë dhe keqinformimi – Miliona fëmijë pa vaksina rutinore

Lajme 26/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 15.7 milionë fëmijë në mbarë botën nuk kanë marrë asnjë vaksinë rutinë deri në vitin 2023, sipas një studimi të ri global të publikuar në “The Lancet”.

Sipas një raporti të ri global të publikuar në revistën “The Lancet”, rreth 15.7 milionë fëmijë në mbarë botën kanë mbetur plotësisht të pavaksinuar deri në vitin 2023.

Pavarësisht se vaksinimet kundër sëmundjeve si fruthi, poliomieliti dhe tuberkulozi kanë shpëtuar mbi 150 milionë jetë në 50 vitet e fundit, tendenca e mbulimit po bie – si në vendet e varfra, ashtu edhe ato të pasura, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Rënia ka nisur me ndërprerjet në shëndetësi gjatë pandemisë COVID-19 dhe është thelluar nga përhapja e dezinformimit për vaksinat.

Ndërmjet viteve 2020–2023, miliona fëmijë humbën dozat e vaksinave bazike. Mbi 15 milionë nuk morën dozën kundër fruthit apo tre dozat e vaksinës DTP (difteria-tetano-pertusis), 15.9 milionë mbetën pa vaksinën e poliomielitit dhe mbi 9 milionë pa vaksinën kundër tuberkulozit. Edhe pse numri i fëmijëve pa asnjë vaksinë (“zero-dose children”) ka rënë nga kulmi në vitin 1980, ai mbetet më i lartë sesa para pandemisë.

Shumica e këtyre fëmijëve ndodhen në Afrikën nën-Sahariane dhe në Azinë Jugore, por mbi 165,000 jetojnë në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga viti 2010, mbulimi me vaksina ka rënë të paktën për një vaksinë në 21 vende të pasura, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Suedinë.

Ekspertët kërkojnë investime të reja në fushatat e vaksinimit, luftimin e hezitimit ndaj vaksinave dhe rikthimin e besimit tek institucionet shëndetësore. Siç tha pediatri David Elliman: “Askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakDremitja gjatë ditës mund të sinjalizojë rreziqe shëndetësore te të moshuarit
Artikulli i rradhës Temperaturat e larta dhe ndikimet në shëndet – si të mbrohemi nga nxehtësia? Këshilla nga Dr. Vjollca Zeqiri

Ju sugjerojmë

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.