Dr. Bahrije Halili Gjocaj është emëruar sot ushtruese detyre e Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).
Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për institucionin, i cili ka rol kyç në sigurimin dhe menaxhimin e furnizimit me gjak në të gjithë vendin, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Halili Gjocaj është e njohur si një profesioniste me përvojë të gjatë në sistemin shëndetësor dhe me përkushtim të theksuar në fushën e transfuzionit të gjakut.
Ajo ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së shërbimeve transfuzionale, si dhe në zhvillimin profesional të stafit mjekësor.
Theksojmë që më herët në postin e drejtoreshës në QKKTGJ ishte Bukurije Zhubi.
Postimi i plotë:
Emërim i ri në krye të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut
Sot, më 26 qershor 2025, është emëruar në pozitën e UD Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut Dr. Bahrije Halili Gjocaj.
Dr. Halili Gjocaj është profesioniste e shquar në fushën e mjekësisë, me përvojë të gjatë në shëndetësi dhe përkushtim të vazhdueshëm në avancimin e shërbimeve të sistemit transfuzional në vendin tonë.
Emërimi i saj vjen në një periudhë të rëndësishme për QKKTGJ, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe organizative për të garantuar siguri dhe cilësi në furnizimin me gjak për të gjithë qytetarët.
Në këtë rast, i urojmë mirëseardhje në detyrën e re dhe i dëshirojmë shumë suksese në përmbushjen e misionit human e profesional që bart kjo pozitë.
Urime drejtoreshë, suksese në rrugëtimin e ri — na priftë e mbara!




